top of page

Thirrje e hapur për pjesëmarrje: American Arts Incubator — Kosova

Hepner_05.jpg

Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1,  Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A, janë të nderuar të shpallin thirrjen e hapur për pjesëmarrësit në American Arts Incubator — Kosovo.

 

American Arts Incubator (AAI) është një program shkëmbimi kreativ që përdor përfshirjen e komunitetit në drejtimin e projekteve të artit digjital dhe media të reja për të nxitur dialog, të ndërtojë komunitete, të forcojë ekonomitë lokale dhe të shtyjë përpara inovacione të mëtejshme sociale. Çdo inkubator i drejtohet një sfide përkatëse sociale ose mjedisore, siç janë: barazia ekonomike, fuqizimi i të rinjëve, barazinë gjinore, dhe qëndrueshmërinë mjedisore.  

 

AAI — Kosovo përbëhet nga disa punëtori të artit dhe teknologjisë që mësohen gjatë vizitës së artistes amerikane Lori Hepner, e cila fokusohet në drejtimin e fuqizimit të të rinjëve, zhvillimin e grupeve bashëpunuese në projektete prototipe, dhe një studio të hapur ku pjesëmarrësit ndajnë krijimet e tyre me publikun. Pjesëmarrja në inkubator është pa pagesë. Grupet pjesëmarrëse do të marrin një grant të vogël për zhvillimin e projekteve prototipe të bashkëpunimit. Programi do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës nga 6 – 29 Mars 2020.     


Lori Hepner me venqëndrim në Pittsburgh, është artiste e mediave të reja që punon kryesisht në piktura me dritë interpretuese, fotografi artistike, projekte që përqëndrohen në art publik të komunitetit.Artistja mban tituj akademikë në Media Digjitale dhe Fotografi  nga Shkolla e Dizajnit në Rhode Island dhe Institutin e Teknologjisë në Rochester. Aktualisht, është Profesoreshë e Artit Integrues në Universitetin e Shtetit të Pensilvanisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

​
 

 

 

 

      Për më shumë informata për Lorin mësoni në https://www.lorihepner.com/

​

 

 

Po kërkojmë pjesëmarrës të cilët kanë: 

  • Interes në teknologji, media të reja, dhe/ ose art digjital; përvoja e pjesëmarrjes në projekte të artit është një plus

  • Interes në hulumitimin e fuqizimit të rinisë

  • Dëshirë për të mësuar nga perspektiva dhe me mjete të reja

  • Gatishmëri të punojë dhe krijojë në mjedis bashkëpunues 

  • Mosha 18+ (pjesëmarrësit nën moshën 18 vjet mund të aplikojnë por duhet të jenë të shoqëruar me dike të rritur gjatë projektit) 

  • Inkurajohen të aplikojnë të rinjtë, gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara

  • Banor i Prishtinës ose zonave përreth

  • Facebook
  • Facebook Social Icon
  • Instagram
  • Twitter

 

 

 

Përmbajtja e programit: Nxitja (lëvizjet) e të rinjëve, Drita, dhe Teknologjia bartëse

 

Lori Hepner do të drejtojë punëtoritë me theks të veçantë Inspirimin, Hulumtimin, Vëzhgimin, Mësimin, Transformimin dhe Bashkëpunimin. Kjo do të kryhet përmes aktiviteteve të ndryshme ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë aftësitë e tyre, të japin ide rreth konceptit të fuqizimit të të rinjëve, dhe do të shtyhen që të hulumtojnë ide që rrisin bashkëpunimin mes tyre, por gjithashtu në një mënyre që lidhen me komunitetin.    

 

Teknikat potenciale që do të hulumtohen përfshijnë: ndërtim themelor i pajisjes elektronike përmes bashkimit dhe prototipimit me mikrokontrollues; Dizajnimi i qarqeve të buta dhe teknikat e qepjes për teknologjitë bartëse; Programimi i mikrokontrolluesit; Ndërtimi i rrjetit LED; Lëvizja e trupit përmes hapësirës me qëllim të projektuar; Teknika të projeksionit në kohë reale për pikturim me dritë dhe shfaqje të tjera interaktive.

 

  • Fjalimi i artistes: 6, Mars 2020

  • Punëtoritë: 7, 8, 11, 13, 14, Mars 2020 

  • Zhvillimi i projektit: 15-26 Mars 2020 

    • Pas punëtorive, pjesëmarrësit do të ndahen në grupe dhe do tu ndahet një grant i vogël që të ndërtojnë prototipet e projektit. Lori do të udhëheq grupet në procesin e zhvillimit të një propozimi, prototipimit, dhe përgatitjes për të ndarë punën e tyre me publikun.  

  • Studio e hapur dhe rishikimi i panelit: 27-29 Mars 2020 

    • Grupet do të ndajnë prototipet e tyre me publikun gjatë studios së hapur dhe do të prezentojne krijimet në panel i cili përmes vlerësimeve do t’u mbështesë qëndrueshmërinë e ardhëshme. Studio e hapur do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës. 

 

Për të aplikuar, ju lutem plotësoni formën e aplikimit online

 

​

Aplikimet do të pranohen deri me 14 Shkurt 2020.

 

Për më shume informacione, ju lutem kontaktoni: 

Alisa Gojani Berisha, alisa.gojani@rks-gov.net

Dafina Morina, dafina.morina@rks-gov.net

Alban Bakija, abakija@gmail.com

bottom of page